Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

DEBAT: Amir Elezi nga Nerashti përballë 3 maqedonasve në TV Nova!

z. Amir Elezi nga f. Nerasht, në debatin e organizuar nga TV Nova “Otvoreno Studio”, edhe pse në paraqitjen e tij të parë televizive, i ka lënë gojëhapur politikanët maqedonas të cilët janë me përvojë shumëvjeçare. Në këtë debat të ftuar ishin politikanët: Kiro Guzliev nga LP, Viktor Cvetkosk nga GROM, Zoran Shapuriq nga LDP dhe Amir Elezi si përfaqsues i Lëvizjes BESA.

Përderisa z. Amir Elezi thonte se kriza e thellë në Maqedoni nuk është sjellë nga jashtë, por se ajo është krijuar nga aktorët politik të kriminalizuar, dhe se duhet të ketë një regjistrim të popullatës për të patur zgjedhje kredibile, këtu i ka replikuar Cvetkosvi nga GROM – i: “Kur e dëgjojë z. Elezin më duket se më krijohet përshtypja se nuk i njeh rrjedhat politike në Maqedoni. Nuk mund të pajtohem se nuk kemi kapacitete dhe se të gjithë politikanët janë të kriminalizuar dhe duhet t’u besojmë institucioneve.”

Elezi pasi dëgjoi argumentimet e Cvetokovskit nga GROM në fund e pyeti atë: “Si u ndjetë ju si partnerë i kësaj Qeverie, kur Ministrja e Punëve të Brendshme i ofendonte bashkëqytetarët e tuaj shqiptarë?!”

Shumë komente nëpër rrjete sociale kanë përgëzuar paraqitjen dinjitoze të Amir Elezit në këtë debat televiziv. /nerashti.com

Apel për Solidaritet

Të nderuar bashkëfshatarë,

Shoqata “Solidariteti-Nerasht” me ndihmën e të gjithë juve, merr përsipër ndërtimin e shtëpisë për z. Musa Bakiu. Ju bëjmë apel të gjithëve për ndihmë dhe solidarizim. Zoti na ndihmoftë.

Për më shumë informata në lidhje me këtë aksion mund të drejtoheni tek Arben Fejzuli, Raman Ziberi ose Hesat Osmani.

Së shpejti, video-dokumetar 20 vjet i vjetër!

Të nderuar bashkëfshatarë,

Ditët në vazhdim në faqen tonë bashkarisht do të mund të ndjekim një video-dokumentar të vitit 1995 rreth fshatit Nerasht, realizuar nga RTM para 20 vitesh! Në vazhdim keni disa fotografi, kurse videot do të shpërndahen ditët në vijim, pasi të përpunohen. Nerashti ka histori dhe kulturë!

Së shpejti lëshohet në përdorim ujësjellësi i fshatit Nerasht

Pengesat e shumta dhe problemet gjatë punimeve, kanë pamundësuar lëshimin në përdorim të ujësjellësit të fshatit Nerasht në afatin e parashikuar për këtë projekt.

“Ky ujësjellës i fshatit Nerasht, ishte i paraparë që të lëshohet që në shtator të vitit 2013, por pas peripecive të shumta si nga firma që kryen ndërtimin, po ashtu edhe nga firma që e ka furnizuar me materialin i cili ka dalë fals – ujësjellësi është vonuar deri në ditën e sotme. Nga organet kompetente informohemi se, ky ujësjellës ka marr fund dhe se po bëhen testimet e fundit që të enjten apo të premten të lëshohet përfundimisht në përdorim, që rreth 5 000 banorët e fshatit Nerasht, të kenë përfundimisht ujë për pije”.

Kreu i komunës së Tearcës pranon se ka pasur pengesa të shumta gjatë realizimit të ujësjellësit, por shprehet se, këto kanë qenë mundësitë maksimale që të arrihej deri tek lëshimi i tij.

“Të gjitha vështirësitë që kemi pas janë tejkaluar edhe testimi gjeneral është përfunduar me sukses dhe javën e ardhshme neve do jemi dëshmitar të një ngjarjeje që me padurim e presin gjithë banorët e këtij fshati”, u shpreh Isen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës.

Sipas firmës që kryen punët e ujësjellësit në këtë fshat, këtë javë pritet të trajnohen për përdorim të sistemit të ri, edhe punëtorët e ndërmarrjes publike komunale, dhe javën e ardhshme të fillojë përdorimi i mëvetësishëm i ujësjellësit të ri.

“Iu kemi bë ftesë disa herë por nuk erdhën për shkaqe objektive thonë se kanë projekte të tjera – realisht kanë edhe projekte të tjera, por drejtori i higjienës më deklaroi që nesër do të jetë me stafin e tij në objektin e ri”, theksoi Agron Nuhiu, Drejtor i firmës që kryen punimet.

Ujësjellësi i fshatit Nerasht ka filluar të ndërtohet para 4 vitesh, por siç ndodh zakonisht me projektet e mëdha, edhe ky është zvarritur gjatë. Për pasojë, rreth 5 000 banorët e fshatit Nerasht, është dashur ta sigurojnë ujin 7 apo 8 kilometra jashtë vendbanimit të tyre.

Në të gjitha trojet shqiptare sot shënohet Dita e Mësuesit

Në mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. 129 vjet më parë, më 7 Mars të 1887-ës, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike.

Kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, si dhe ne Diasporë.

Kujtojmë se më 7 Mars te vitit 1887 në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri me atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Andaj, me çdo 7 – Mars kujtohen me respekt të thellë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën shqipe.

Boksierja shqiptare shpallet kampione e WBO-së

Boksierja me origjinë shqiptare që bokson për ngjyrat e Çekisë, Fabiana Bytyqi ka arritur që të shpallet kampione bote për titullin WBO në peshat e lehta (junior).

Bytyqi ka fituar me nokaut teknik në raundin e dytë, duke detyruar bullgaren Teodora Bacavova të dorëzohet. Më në fund Fabiana ka arritur që të realizojë ëndrrën që të shpallet kampione në boksin profesionistë dhe ka një të ardhme të madhe

Zanat zbriten nga mali ( Oda Nerashtane )

Nerashti është i njohur për nga lojërat popullore, ata ruajën me një fanatizëm të madh doket e ritet popullore, SHKA “Rilindja” nga fshati Nerasht, u prezentua me këtë program: Këngë për Lidhjen e Prizrenit këndon Baki Bakiu, Kënga: “More bilbil, more zogu i malit”, këndon Muhamet Fetishi dhe Baki Bakiu, Kënga ”Me za trash thret zana e malit”, këndojnë Abdulla Memishi dhe Isen Kamberi, Kënga: “Ti moj lulja e malsisë” këndojnë Abdulla Memishi dhe Isen Kamberi, Lojëra popullore të lujtura nga grupi i burrave të njohura si “Oda nerashtane”

Nerashti ende problem me ujin e pijshëm (VIDEO)

Banorët e fshatit Nerasht të komunës së Tearcë vite me radhë përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Ky problem gjithnjë është ngritur si shqetësim nga ana e banorëve të këtij fshati por nuk është gjetur zgjidhje që njëherë e përgjithmonë të kenë ujë të pijshëm. Problem në vete është se ky fshat ndodhet larg Malit Sharr dhe për të marrë ujin duhet investim i madh.

Anëtari i bashkësisë lokale të këtij fshati Hazir Mustafa për Televizioni Koha theksoi se projekti për ujësjellësin e këtij fshati ka filluar por i njejti nuk ka përfunduar. Ai nënvizon se ujë mbushin nga çezmat ku ka uj të pastër ndërsa sistemi i vjetër i ujësjellësit është i përzier me ujrat e zeza dhe nuk përdoret për pije.

“ Ne mirëpresim përfundimin e këtij projekti, sepse Nerashti është pa uj të pijshëm.Banorët e Nerashtit mbushin ujë me shishe dhe vërtetë jemi në hall të zi me ujin e pijshëm dhe dëshirojmë që kjo punë të kryhet sa më shpejtë”, tha Mustafa, transmeton Televizioni Koha.

Televizioni Koha mori prononcim edhe nga kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani i cili sërish ka premtoi se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.

“ Në një të ardhshme shumë të afërt do të lëshohet rrjeti primar ku njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet ky problem për 5 mijë banorët e këtij fshati. Janë kryer të gjitha testimet dhe zyrtarisht shumë shpejt ky fshat do të rregullojë këtë çështje” tha Isen Asani, kryetarë i komunës së Tearcës, transmeton Televizioni Koha.

Uji për banorët e fshatit Nerashtë meret poshtë nga ky fshat dhe i njejti deri në rezervuar sillet me ndihmën e rrymës elektrike e cila edhe pse kushton shumë megjithatë është zgjidhje e vetme për momentin për furnizim me ujë të pijshëm për banorët e këtij fshati. Edhe pse projekti është dashur që të përfundohet më herët megjithatë projekti për ujësjellësin e Tearcës disa herë është ndërprerë për shkak të mungesës së mjeteve dhe kushteve klimatike.
Sistemi i vjetër i ujësjellësit ka uj por i njejti nuk është i pijshëm dhe banorët e përdorin vetëm për pastrim kurse ujë mbushin nëpër çezmat ku uji është i pijshëm.

“ Aktualisht në fshat nuk kemi ujë të pijshëm sepse sistemi i ri nuk është funskional dhe ende punohet. Uji që vjen nga sistemi i vjetër është i përzier me ujrat e zeza dhe nuk e përdorim për pije por vetëm për pastrim. Mbushim ujë nga çezmat private për pije.Disa herë është premtuar por nuk është reazliuar dhe shpresojmë se tashmë e kanë me seriozitet që të rregullojë këtë problem të kahmtoshëm”, tha një banorë i këtij fshati, transmeton Televizioni Koha.

Rreth 5 mijë banorë të këtij fshati, më shumë se 20 vjet përballen me problemin e ujit të pijshëm. Ndryshe, projekti i ujësjellësit të fshatit Nerasht është premtuar nga pothuajse të gjitha partitë politike, por deri më tani assesi të realizohet.

Fshati i takon komunës së Tearcës dhe një numër tepër i madh i banorëve jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore, pjesa më e madhe e tyre në Danimarkë të cilët shpesh herë kanë shprehur gatishëmri edhe vetë të rregullojnë çështjen e ujit por largësia nga burrimet në Malin Sharr ka bërë që të mos gjendet zgjidhje e përhershme të këtij problemi maratonik.Ky fshat numëron rreth 900 shtëpi dhe është ndër katër fshatrat me numër më të madh të banorëve në komunën e Tearcës.

Nerashti mirëpret mërgimtarët me manifestim

Ndërkaq me anë të dokumentarit të shkurtër “Nerashti i ditëve të sotme”, i realizuar nga Televizioni Koha, enkas për këtë manifestim, u tregua në pika të shkurtra historia e këtij fshati dhe rrjedha e aktiviteteve kulturore në dekadat e fundit.

Urim Hasipi
Forumi Rinor Islam Nëndega Nerasht, të hënën mbrëma , ne shenjë rëspekti ndaj mërgimtarëve, organizoi manifestimin tradicional nën moton “Promotorë të vlerave”, i cili kishte për qëllim prezantimin e vlerave kulturore e sportive të fshatit Nerasht.

Ndërkaq me anë të dokumentarit të shkurtër “Nerashti i ditëve të sotme”, i realizuar nga Televizioni Koha, enkas për këtë manifestim, u tregua në pika të shkurtra historia e këtij fshati dhe rrjedha e aktiviteteve kulturore në dekadat e fundit.

Në kuadër të këtij manifestimi u organizua edhe turniri në futboll të vogël si dhe vrapimi 800 metërsh, përmes të cilëve synohej ngritja e vlerës së sportit te popullata jonë.

Manifestimi përfundoi me shpalljen e sportistëve më të mirë dhe me dhënien e disa shpërblimeve simbolike.Gjatë dokumentarit të prezantuar para mërgimtarëve u theksua se banorët e fshatit Nerasht ujin nga ujësjellësit aktual e kanë të ndaluar ta përdorin për pije nga vlerësimet e Entit për mbrojtje shëndetësore, pas analizave që janë bërë vite me radhë, ndërsa ky problem një kohë të gjatë i tangon këta banorë.

Ndryshe fshati Nerasht ka afro 800 shtëpi me afro 5000 banorë.
Pjesa më e madhe gjendet në mërgim, të cilët edhe pse larg nga vendlindja ua kanë zgjatur dorën bashkfshatarëve të tyre dhe në këtë mënyrë ata kanë ndihmuar me mjete financare sa herë që ka pasur nevojë, kështuqë edhe ndihma e tyre ka ndikuar dukshëm në përmirësimin e gjendjes socialo- ekonomike.