Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Nerashti, po shkëlqen në futboll

Sot ka filluar gjysëmvjetori i dytë i Ligës së Katërt në futboll. Në grupin Veriperëndimor po garojnë ekipe të ndryshme nga Tetova me rrethinë, e që tabelën po e udhëheq ekipi i fshatit Nerasht, i riaktivizuar pas një pauze disavjeçare. Si kampion i sezonit vjeshtor, Nerashti sot u përballë me ekipin e Shemshovës të cilin e mposhti me rezultatin 4-1, në stadiumin e Tearcës. Me këtë fitore, Nerashti ka grumbulluar 25 pikë e që ndiqet nga KF BESA me dy pikë më pak.

Jeton Shaqiri, Albërim Ameti dhe Izair Emini tundën portat

Në minutat e para të lojës, ekipi i KF Nerashtit arriti të shënojë në portën e shemshovasëve me anë të Jeton Shaqirit, e që më vonë u dyfishua rezultati me golin e Albërim Ametit. Për të shkuar të sigurtë në pushimin ndërmjetë dy pjesëve, Nerashti shënon edhe njëherë me anë të Jeton Shaqirit, duke ngritur epërsinë në 3-0, por rezultati pak para përfundimit të pjesës së parë u ngushtua me anë të Izair Eminit. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur por pa shumë gola. Goli i vetëm i shënuar në këtë pjesë ishte një eurogol, i shënuar nga Albërim Ameti nga një distancë shumë e madhe, që edhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-1. KF Nerashi gjatë rrugëtimit disa mujor në ligën e katërt ka arritur të shënojë 34 gola, kurse ka pranuar vetëm 6.

Vullneti i mirë e mbanë ekipin gjallë

Ekipi i KF Nerashtit ekziston falë vullnetit të mirë nga të rinjët e këtij fshati që janë angazhuar në mënyrë vullnetare duke mos pasur asnjë kompenzim financiar për punën e tyre. Megjithatë banorët dhe mërgata kanë ndihmuar në mënyrë vullnetare mbarëvajtjen dhe pagesat e nevojshme të klubit për të garuar në Ligën e Maqedonisë. Nëse ndodh që ekipi të kualifikohet në Ligën e Tretë atëherë duhet që të sigurohen 10 mijë euro të nevojshme për të garuar në këtë ligë, e që fatkeqësisht ky ekip e ka rëndë për ti grumbulluar. Udhëheqësia e këtij ekipi shpresojnë që të gjejnë ndonjë zgjidhje me qëllim që ëndra e të rinjëve për tu kualifikuar më lartë të bëhet realitet.

basria

ekipi

goli-4

kfnerasht

nerashti