UPDATE: Nga burime familjare, e mohojnë lajmin e vdekjes dhe pohojnë që ka vetëm lëndime të rënda.

Një i burgosur nga Nerashti mbrëmë ka ndërruar jetë në burgun e Shtipit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 19:20, kur një nga gardianët ka informuar se i burgosuri SH.SH, 40-vjeç, ka rrëshqitur para qelisë së tij dhe është rrëzuar, me ç’rast nga thyerjet që ka pësuar në trup ka ndërruar jetë.

Mjeku i burgut të Shtipit ka konstatuar lëndime të rënda trupore, thyerje të ashtit të hundës dhe fraktura “thyerje të brinjëve nga ana e djathtë e krahërorit”.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal vë në dyshim raportin e policisë dhe shkaqet e lëndimit, për shkak të dyshimit se nga rrëshqitja nuk mund të ndodhin thyerje të brinjëve dhe të hundës, por vihet në dyshim se i burgosuri shqiptarë nga Nerashti se mos vallë ka qenë viktimë e torturës policore dhe të gardianëve maqedonas të burgut në Shtip.