Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Amir Elezi i ftuar në TV21

Sonte (e martë) në ora 22:15, në emisionin “Click Plus” të TV 21, i ftuar është, Amir Elezi zëdhënës i Lëvizjes BESA dhe koordinator për Komunën e Tearcës.

Ju ftojmë ta ndiqni!

Avokati i Popullit: I burgosuri nga Nerashti nuk është rrëzuar, por është keqtrajtuar

Rasti me të burgosurin nga Nerashti i Tetovës në burgun e Shtipit ka alarmuar institucionet të cilat dyshojnë se ai është keqtrajtuar dhe jo vet-lënduar, transmeton Alsat-M.

Inspektorët nga Drejtoria dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit dje kanë qenë në burg dhe dyshojnë se ai është keqtrajtuar.

Memeti dyshon në dy skenarë. Ose e kanë rrahur të burgosurit e tjerë ose e kanë rrahur gardianët e burgut. Edhe pse burgu është nën video mbikëqyrje, megjithatë rasti nuk është i regjistruar, për shkak se siç deklaroi për Alsat M, drejtorja e Drejtorisë për Ekzekutimin e sanksioneve Lidija Gavriloska kamerat në atë moment nuk kanë punuar. Avokati i Popullit kërkon që Prokuroria publike të nisë hetim për këtë rast. /lajm/

DEBAT: Amir Elezi nga Nerashti përballë 3 maqedonasve në TV Nova!

z. Amir Elezi nga f. Nerasht, në debatin e organizuar nga TV Nova “Otvoreno Studio”, edhe pse në paraqitjen e tij të parë televizive, i ka lënë gojëhapur politikanët maqedonas të cilët janë me përvojë shumëvjeçare. Në këtë debat të ftuar ishin politikanët: Kiro Guzliev nga LP, Viktor Cvetkosk nga GROM, Zoran Shapuriq nga LDP dhe Amir Elezi si përfaqsues i Lëvizjes BESA.

Përderisa z. Amir Elezi thonte se kriza e thellë në Maqedoni nuk është sjellë nga jashtë, por se ajo është krijuar nga aktorët politik të kriminalizuar, dhe se duhet të ketë një regjistrim të popullatës për të patur zgjedhje kredibile, këtu i ka replikuar Cvetkosvi nga GROM – i: “Kur e dëgjojë z. Elezin më duket se më krijohet përshtypja se nuk i njeh rrjedhat politike në Maqedoni. Nuk mund të pajtohem se nuk kemi kapacitete dhe se të gjithë politikanët janë të kriminalizuar dhe duhet t’u besojmë institucioneve.”

Elezi pasi dëgjoi argumentimet e Cvetokovskit nga GROM në fund e pyeti atë: “Si u ndjetë ju si partnerë i kësaj Qeverie, kur Ministrja e Punëve të Brendshme i ofendonte bashkëqytetarët e tuaj shqiptarë?!”

Shumë komente nëpër rrjete sociale kanë përgëzuar paraqitjen dinjitoze të Amir Elezit në këtë debat televiziv. /nerashti.com

Apel për Solidaritet

Të nderuar bashkëfshatarë,

Shoqata “Solidariteti-Nerasht” me ndihmën e të gjithë juve, merr përsipër ndërtimin e shtëpisë për z. Musa Bakiu. Ju bëjmë apel të gjithëve për ndihmë dhe solidarizim. Zoti na ndihmoftë.

Për më shumë informata në lidhje me këtë aksion mund të drejtoheni tek Arben Fejzuli, Raman Ziberi ose Hesat Osmani.

Së shpejti, video-dokumetar 20 vjet i vjetër!

Të nderuar bashkëfshatarë,

Ditët në vazhdim në faqen tonë bashkarisht do të mund të ndjekim një video-dokumentar të vitit 1995 rreth fshatit Nerasht, realizuar nga RTM para 20 vitesh! Në vazhdim keni disa fotografi, kurse videot do të shpërndahen ditët në vijim, pasi të përpunohen. Nerashti ka histori dhe kulturë!

Së shpejti lëshohet në përdorim ujësjellësi i fshatit Nerasht

Pengesat e shumta dhe problemet gjatë punimeve, kanë pamundësuar lëshimin në përdorim të ujësjellësit të fshatit Nerasht në afatin e parashikuar për këtë projekt.

“Ky ujësjellës i fshatit Nerasht, ishte i paraparë që të lëshohet që në shtator të vitit 2013, por pas peripecive të shumta si nga firma që kryen ndërtimin, po ashtu edhe nga firma që e ka furnizuar me materialin i cili ka dalë fals – ujësjellësi është vonuar deri në ditën e sotme. Nga organet kompetente informohemi se, ky ujësjellës ka marr fund dhe se po bëhen testimet e fundit që të enjten apo të premten të lëshohet përfundimisht në përdorim, që rreth 5 000 banorët e fshatit Nerasht, të kenë përfundimisht ujë për pije”.

Kreu i komunës së Tearcës pranon se ka pasur pengesa të shumta gjatë realizimit të ujësjellësit, por shprehet se, këto kanë qenë mundësitë maksimale që të arrihej deri tek lëshimi i tij.

“Të gjitha vështirësitë që kemi pas janë tejkaluar edhe testimi gjeneral është përfunduar me sukses dhe javën e ardhshme neve do jemi dëshmitar të një ngjarjeje që me padurim e presin gjithë banorët e këtij fshati”, u shpreh Isen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës.

Sipas firmës që kryen punët e ujësjellësit në këtë fshat, këtë javë pritet të trajnohen për përdorim të sistemit të ri, edhe punëtorët e ndërmarrjes publike komunale, dhe javën e ardhshme të fillojë përdorimi i mëvetësishëm i ujësjellësit të ri.

“Iu kemi bë ftesë disa herë por nuk erdhën për shkaqe objektive thonë se kanë projekte të tjera – realisht kanë edhe projekte të tjera, por drejtori i higjienës më deklaroi që nesër do të jetë me stafin e tij në objektin e ri”, theksoi Agron Nuhiu, Drejtor i firmës që kryen punimet.

Ujësjellësi i fshatit Nerasht ka filluar të ndërtohet para 4 vitesh, por siç ndodh zakonisht me projektet e mëdha, edhe ky është zvarritur gjatë. Për pasojë, rreth 5 000 banorët e fshatit Nerasht, është dashur ta sigurojnë ujin 7 apo 8 kilometra jashtë vendbanimit të tyre.

Nerashti ende problem me ujin e pijshëm (VIDEO)

Banorët e fshatit Nerasht të komunës së Tearcë vite me radhë përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Ky problem gjithnjë është ngritur si shqetësim nga ana e banorëve të këtij fshati por nuk është gjetur zgjidhje që njëherë e përgjithmonë të kenë ujë të pijshëm. Problem në vete është se ky fshat ndodhet larg Malit Sharr dhe për të marrë ujin duhet investim i madh.

Anëtari i bashkësisë lokale të këtij fshati Hazir Mustafa për Televizioni Koha theksoi se projekti për ujësjellësin e këtij fshati ka filluar por i njejti nuk ka përfunduar. Ai nënvizon se ujë mbushin nga çezmat ku ka uj të pastër ndërsa sistemi i vjetër i ujësjellësit është i përzier me ujrat e zeza dhe nuk përdoret për pije.

“ Ne mirëpresim përfundimin e këtij projekti, sepse Nerashti është pa uj të pijshëm.Banorët e Nerashtit mbushin ujë me shishe dhe vërtetë jemi në hall të zi me ujin e pijshëm dhe dëshirojmë që kjo punë të kryhet sa më shpejtë”, tha Mustafa, transmeton Televizioni Koha.

Televizioni Koha mori prononcim edhe nga kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani i cili sërish ka premtoi se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.

“ Në një të ardhshme shumë të afërt do të lëshohet rrjeti primar ku njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet ky problem për 5 mijë banorët e këtij fshati. Janë kryer të gjitha testimet dhe zyrtarisht shumë shpejt ky fshat do të rregullojë këtë çështje” tha Isen Asani, kryetarë i komunës së Tearcës, transmeton Televizioni Koha.

Uji për banorët e fshatit Nerashtë meret poshtë nga ky fshat dhe i njejti deri në rezervuar sillet me ndihmën e rrymës elektrike e cila edhe pse kushton shumë megjithatë është zgjidhje e vetme për momentin për furnizim me ujë të pijshëm për banorët e këtij fshati. Edhe pse projekti është dashur që të përfundohet më herët megjithatë projekti për ujësjellësin e Tearcës disa herë është ndërprerë për shkak të mungesës së mjeteve dhe kushteve klimatike.
Sistemi i vjetër i ujësjellësit ka uj por i njejti nuk është i pijshëm dhe banorët e përdorin vetëm për pastrim kurse ujë mbushin nëpër çezmat ku uji është i pijshëm.

“ Aktualisht në fshat nuk kemi ujë të pijshëm sepse sistemi i ri nuk është funskional dhe ende punohet. Uji që vjen nga sistemi i vjetër është i përzier me ujrat e zeza dhe nuk e përdorim për pije por vetëm për pastrim. Mbushim ujë nga çezmat private për pije.Disa herë është premtuar por nuk është reazliuar dhe shpresojmë se tashmë e kanë me seriozitet që të rregullojë këtë problem të kahmtoshëm”, tha një banorë i këtij fshati, transmeton Televizioni Koha.

Rreth 5 mijë banorë të këtij fshati, më shumë se 20 vjet përballen me problemin e ujit të pijshëm. Ndryshe, projekti i ujësjellësit të fshatit Nerasht është premtuar nga pothuajse të gjitha partitë politike, por deri më tani assesi të realizohet.

Fshati i takon komunës së Tearcës dhe një numër tepër i madh i banorëve jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore, pjesa më e madhe e tyre në Danimarkë të cilët shpesh herë kanë shprehur gatishëmri edhe vetë të rregullojnë çështjen e ujit por largësia nga burrimet në Malin Sharr ka bërë që të mos gjendet zgjidhje e përhershme të këtij problemi maratonik.Ky fshat numëron rreth 900 shtëpi dhe është ndër katër fshatrat me numër më të madh të banorëve në komunën e Tearcës.

Nerashti mirëpret mërgimtarët me manifestim

Ndërkaq me anë të dokumentarit të shkurtër “Nerashti i ditëve të sotme”, i realizuar nga Televizioni Koha, enkas për këtë manifestim, u tregua në pika të shkurtra historia e këtij fshati dhe rrjedha e aktiviteteve kulturore në dekadat e fundit.

Urim Hasipi
Forumi Rinor Islam Nëndega Nerasht, të hënën mbrëma , ne shenjë rëspekti ndaj mërgimtarëve, organizoi manifestimin tradicional nën moton “Promotorë të vlerave”, i cili kishte për qëllim prezantimin e vlerave kulturore e sportive të fshatit Nerasht.

Ndërkaq me anë të dokumentarit të shkurtër “Nerashti i ditëve të sotme”, i realizuar nga Televizioni Koha, enkas për këtë manifestim, u tregua në pika të shkurtra historia e këtij fshati dhe rrjedha e aktiviteteve kulturore në dekadat e fundit.

Në kuadër të këtij manifestimi u organizua edhe turniri në futboll të vogël si dhe vrapimi 800 metërsh, përmes të cilëve synohej ngritja e vlerës së sportit te popullata jonë.

Manifestimi përfundoi me shpalljen e sportistëve më të mirë dhe me dhënien e disa shpërblimeve simbolike.Gjatë dokumentarit të prezantuar para mërgimtarëve u theksua se banorët e fshatit Nerasht ujin nga ujësjellësit aktual e kanë të ndaluar ta përdorin për pije nga vlerësimet e Entit për mbrojtje shëndetësore, pas analizave që janë bërë vite me radhë, ndërsa ky problem një kohë të gjatë i tangon këta banorë.

Ndryshe fshati Nerasht ka afro 800 shtëpi me afro 5000 banorë.
Pjesa më e madhe gjendet në mërgim, të cilët edhe pse larg nga vendlindja ua kanë zgjatur dorën bashkfshatarëve të tyre dhe në këtë mënyrë ata kanë ndihmuar me mjete financare sa herë që ka pasur nevojë, kështuqë edhe ndihma e tyre ka ndikuar dukshëm në përmirësimin e gjendjes socialo- ekonomike.

Nerashti me dy xhami..

Xhamia filloi të ndërtohet para 2 viteve me iniciativë të xhamisë dhe banorëve kurse kapaciteti është për 600 besimtarë.Kjo është Xhamia e dytë në fshatin Nerasht

Sot në fshatin Nerasht është bërë hapja solemne e xhamisë së re. Në këtë ceremoni fetare morrën pjesë pjesor krerët e BFI-së, në krye me Reis Sulejman efendi Rexhepi. Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe Muftiu i muftinisë së Tetovës dhe Gostivarit, përfaqësues nga fakulteti teologjik i Shkupit dhe përfaqësues të pushtetit lokal, raporton TV KOHA.
Fjalë rasti patën kryetari i këshillit për ndërtimin e xhamisë Sulejman Hajruli, i cili falënderoi të gjithë atyre që kontribun në ndërtimine xhamisë,Muftiu i Tetovës Aliferki efendi Esati i cili përshëndeti lëshimin në përdorim të xhamisë, poashtu ndau edhe dekret për këtë punë myftiu Esati ndau për Imam Kabil Osmanin dhe muezinit Arlind Mustafi, njofton TV KOHA.

Ezanin e parë të Xahmisë e këndoi kryemami i muftinisë së Tetovës hafëz Ejup Selmani. Fjalim para të xhematit pati edhe kreu BFI-së, Reis Sulejman efendi Rexhepi, informon Tv KOHA.

Xhamia filloi të ndërtohet para 2 viteve me iniciativë të xhamisë dhe banorëve kurse kapaciteti është për 600 besimtarë.Kjo është Xhamia e dytë në fshatin Nerasht.

1004870_842628642419748_4648860018616659589_n

10269517_842629479086331_3462418020116314905_n

10247206_842628442419768_5470708444199464173_n

10171701_842628475753098_1087342122176067927_n

10151965_842636342418978_2914911513034642871_n

10151157_842628525753093_2844210687199826562_n

1907306_842628489086430_6216107610036989089_n

1907287_842664509082828_8073242080220298676_n