Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

35 vjeçarja nga Nerashti var veten

Trupin e vdekur të saj e ka gjetur motra e vogël ku më pastaj ka thirur të tjerët për të nxjerur trupin e motrës. Ekipet e MPB-së Prokuroria dhe mjeku ligjorë pasi bënë hetim të rastit nuk gjetën gjurmë tjera ku më pastaj trupin ia dorëzuan familjes për varrim.

35 vjeçarja N.R nga fshati Nerashtë i Komunës së Tearcës, i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litarë në kasollën afër shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite kur të afërmit e saj e kanë gjetur të varur pa shenja për jetë. “Trupin e saj të pajetë e ka gjetur motra më e vogël, e cila e para e ka vërejtur dhe menjëherë ka thirrur edhe të tjerët për ta nxjerrë nga kasolla. Prokurori publik së bashku me ekipet e Sektorit për Punë të Brendshme dhe mjeku i mjekësisë ligjore kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes me ç`rast nuk janë gjetur shenja dhune ndërsa më pas trupi i dorëzuar familjes për varrim”, njofton Policia e Tetovës. Ende nuk dihen motivet që çuan 35 vjeçaren të kryejë vetëvrasje. Sipas burimeve jozyrtare, 35 vjeçarja edhe më parë kishte provuar të bëjë vetëvrasje mirëpo është shpëtuar nga fqinjët, ndërsa një kohë të gjatë është përballur me probleme shëndetësore. Ndryshe, sipas informacioneve të Policisë së Tetovës, këtë vit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë regjistruar gjithsej 4 vetëvrasje, edhe atë dy në Tetovë dhe dy në Gostivarë. “Vitin e kaluar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit gjithsej ka pasur 19 vetëvrasje, kurse viti 2013 është vit rekord në këtë dy qytete për nga numri i vetëvrasjeve ku ishin regjistruar 21. Në ndërkohë këtë vit duke përfshirë edhe vetëvrasjen e fundit në Nerasht gjithsej janë 4 raste të vetëvrasjeve”, tha Marijan Josifovski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Ndërkohë që në këta dy qytete gjithsej janë regjistruar 19 tentime për vetëvrasje. Nga Policia e Tetovës kanë njoftuar se tentimet për vetëvrasje janë të ndryshme, duke filluar nga konsumimi i tepruar i tabletave, konsumimi i detergjenteve dhe alkoolit.