Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Etiketë: uji i fshatit

Nerashti dy javë pa ujë të pijshëm (VIDEO)

Ndonëse se para një viti u lëshuar në përdorim ujësjellësi i ri, banorët e fshatit Nerasht të komunës së Tearcës prej dy javësh kanë ngelur pa ujë për pije. Sipas banorëve, nuk bëhet fjalë për defekt në rrjetin e ri por problemi qëndron tek faturat e pashlyera.
“Ka dy javë që është ndal uji sërish e kemi ujin e vjetër, e kanë shty në gypa atë, ama për të pijë nuk bën”.
“Ne jemi në mëhallën e epërme ujë nuk ka tek ne, marrim ujin e motshëm ska shtypje nuk mbërrin te ne atje”.
“Ujë kemi por prej fushës Odrit, ky i riu nuk mbërrin deri tek ne”.
Nga ndërmarrja publike komunale ‘Higjiena’ thonë se defekti është shkaktuar si pasojë e disa banorëve të pandërgjegjshëm që janë kyçur në sistem në mënyrë ilegale.
“Atje keqpërdoret uji i pijes për vaditje të bahçeve. U deklaruan mbi 1000 shtëpi se janë pa ujë sipas Alsatit, por në të vërtetë ato nuk pranojnë as marrëveshje për kyçje në sistem. Shkojnë e ndalin vet pompën edhe pse nuk kanë të drejtë ta prekin sistemin pa na tregu neve. Duhet të lajmërojnë që të kyçim pompat mos vij deri tek defekti, sikurse ka ndodh tash njëra pompë ka defekt”, tha Mefail Miftari, drejtor i NPK “Higjiena” Tearcë.
Kreu i komunës së Tearcës Isen Asani, ka kërkuar një takim me banorët, përfaqësuesit e bashkësisë lokale dhe imamin e xhamisë së fshatit, për të gjetur një zgjidhje këtë problem. Sipas Asanit, banorët disa herë kanë refuzuar takimin me autoritet lokale.

https://www.facebook.com/nerashti/videos/1331686226847318/