DEBAT: Amir Elezi nga Nerashti përballë 3 maqedonasve në TV Nova!

z. Amir Elezi nga f. Nerasht, në debatin e organizuar nga TV Nova “Otvoreno Studio”, edhe pse në paraqitjen e tij të parë televizive, i ka lënë gojëhapur politikanët maqedonas të cilët janë me përvojë shumëvjeçare. Në këtë debat të ftuar ishin politikanët: Kiro Guzliev nga LP, Viktor Cvetkosk nga GROM, Zoran Shapuriq nga LDP dhe Amir Elezi si përfaqsues i Lëvizjes BESA.

Përderisa z. Amir Elezi thonte se kriza e thellë në Maqedoni nuk është sjellë nga jashtë, por se ajo është krijuar nga aktorët politik të kriminalizuar, dhe se duhet të ketë një regjistrim të popullatës për të patur zgjedhje kredibile, këtu i ka replikuar Cvetkosvi nga GROM – i: “Kur e dëgjojë z. Elezin më duket se më krijohet përshtypja se nuk i njeh rrjedhat politike në Maqedoni. Nuk mund të pajtohem se nuk kemi kapacitete dhe se të gjithë politikanët janë të kriminalizuar dhe duhet t’u besojmë institucioneve.”

Elezi pasi dëgjoi argumentimet e Cvetokovskit nga GROM në fund e pyeti atë: “Si u ndjetë ju si partnerë i kësaj Qeverie, kur Ministrja e Punëve të Brendshme i ofendonte bashkëqytetarët e tuaj shqiptarë?!”

Shumë komente nëpër rrjete sociale kanë përgëzuar paraqitjen dinjitoze të Amir Elezit në këtë debat televiziv. /nerashti.com

Powered by moviekillers.com