KF Nerashti shpallet kampion ne ligen komunale per sezonin 2016-2017

ezoni mbarroj, kupa u fitua dhe i gjithe fshati u gezua.Keta djelmosha qe i shihni ne foto jane ata qe dje i dhane feste fshatit, jane ata te cilet i dhane titullin KAMPION fshatit.Na keni bere krenare, puna juaj e palodhshme dje u kurorezua, andaj ne emer te kryesise se klubit, trajnerit dhe gjithe stafit te klubit desha te ju falenderoj per cdo pike djerse qe keni derdhur dhe kupen e Kampionit na e sollet ne Nerasht.Ju falenderoj per mundin qe keni dhene, per shpirtin luftarak qe keni treguar dhe per edukaten sportive te deshmuar gjate gjithe kampionatit.Ju meritoni shume, andaj shpresoj qe perkrahja qe kemi patur nga i gjithe fshati nuk do mungoj edhe ne te ardhmen.
Disa fjale edhe per publikun, bashkfshataret tane,te cilet dje i madh e i vogel ishin ne stadium ne numer te madh.Keni qene me ne ne vazhdimesi te kampionatit na keni dhene perkrahje ne cdo sekond te luajtur andaj jemi shume mirenjohes dhe nga thellesia e zemres ju themi sot Faleminderit.
Faleminderit bashkfshatareve tane gjithashtu edhe per ndihmen financiare qe i ofruan klubit.Kur ne si kryesi kerkuam ndihme, ju nuk nguruat aspak na dolet krahe, na mbeshtetet dhe sot festojme te gjithe bashke.Pa ju kjo feste nuk do ishte e mundshme andaj faleminderit edhe njehere nga zemra.Shpresojme te jeni prane nesh edhe ne sfidat tjera qe na presin.
Faleminderit trajnereve dhe gjithe stafit te cilet morren persiper te udheheqin me klubin aty ku eshte lufta pra ne fushe.
Besoj se ne pergjithesi nje cope falenderimi ka arritur te cdokush, kjo ishte nje lloj permbledhje e gjithe kampionatit, disa fjale te cilat dolen nga brendia e zemres.
Vazhdojme ende me te forte
P.S. Jo rastesisht zgjodha kete foto pasi mendoj se ka merituar epitetin Foto e Dites 😄
#FORCANERASHTI
#FORCAKAMPIONA

Momente nga ndeshja KF Nerashti-KF Çakllani

Posted by Lfk Tetovë Офс Тетово on Dienstag, 23. Mai 2017

Nerashti, po shkëlqen në futboll

Sot ka filluar gjysëmvjetori i dytë i Ligës së Katërt në futboll. Në grupin Veriperëndimor po garojnë ekipe të ndryshme nga Tetova me rrethinë, e që tabelën po e udhëheq ekipi i fshatit Nerasht, i riaktivizuar pas një pauze disavjeçare. Si kampion i sezonit vjeshtor, Nerashti sot u përballë me ekipin e Shemshovës të cilin e mposhti me rezultatin 4-1, në stadiumin e Tearcës. Me këtë fitore, Nerashti ka grumbulluar 25 pikë e që ndiqet nga KF BESA me dy pikë më pak.

Jeton Shaqiri, Albërim Ameti dhe Izair Emini tundën portat

Në minutat e para të lojës, ekipi i KF Nerashtit arriti të shënojë në portën e shemshovasëve me anë të Jeton Shaqirit, e që më vonë u dyfishua rezultati me golin e Albërim Ametit. Për të shkuar të sigurtë në pushimin ndërmjetë dy pjesëve, Nerashti shënon edhe njëherë me anë të Jeton Shaqirit, duke ngritur epërsinë në 3-0, por rezultati pak para përfundimit të pjesës së parë u ngushtua me anë të Izair Eminit. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur por pa shumë gola. Goli i vetëm i shënuar në këtë pjesë ishte një eurogol, i shënuar nga Albërim Ameti nga një distancë shumë e madhe, që edhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-1. KF Nerashi gjatë rrugëtimit disa mujor në ligën e katërt ka arritur të shënojë 34 gola, kurse ka pranuar vetëm 6.

Vullneti i mirë e mbanë ekipin gjallë

Ekipi i KF Nerashtit ekziston falë vullnetit të mirë nga të rinjët e këtij fshati që janë angazhuar në mënyrë vullnetare duke mos pasur asnjë kompenzim financiar për punën e tyre. Megjithatë banorët dhe mërgata kanë ndihmuar në mënyrë vullnetare mbarëvajtjen dhe pagesat e nevojshme të klubit për të garuar në Ligën e Maqedonisë. Nëse ndodh që ekipi të kualifikohet në Ligën e Tretë atëherë duhet që të sigurohen 10 mijë euro të nevojshme për të garuar në këtë ligë, e që fatkeqësisht ky ekip e ka rëndë për ti grumbulluar. Udhëheqësia e këtij ekipi shpresojnë që të gjejnë ndonjë zgjidhje me qëllim që ëndra e të rinjëve për tu kualifikuar më lartë të bëhet realitet.

basria

ekipi

goli-4

kfnerasht

nerashti

Boksierja shqiptare shpallet kampione e WBO-së

Boksierja me origjinë shqiptare që bokson për ngjyrat e Çekisë, Fabiana Bytyqi ka arritur që të shpallet kampione bote për titullin WBO në peshat e lehta (junior).

Bytyqi ka fituar me nokaut teknik në raundin e dytë, duke detyruar bullgaren Teodora Bacavova të dorëzohet. Më në fund Fabiana ka arritur që të realizojë ëndrrën që të shpallet kampione në boksin profesionistë dhe ka një të ardhme të madhe

Powered by moviekillers.com