Te reja nga fshati

Përfundon projekti i rezervuarit në lagjen shulke, detaje që i’a vlen të përmenden …

Ky projekt ka filluar para 9 muajsh dhe sot (24/04/2017) është bërë hapja solemne. Tanimë lagjia shulke ka një rezervuar të vetin me standarde europiane ku për një periudhë afatgjate është siguruar furnizimi me ujë të pijshëm për banorët.

Projekti përafërsisht ka kushtuar rreth ~80.000 euro, investimin e ka bërë familja Alili në krye me Jusuf Alilin kurse kontribut të jashëzakonshëm ka dhënë edhe Qamil Qamili (Mësuesi Qamil) i cili ka lëshuar tokën ku është ndërtuar rezervuari pa para. Përfundimi i këtij projekti me sukses tregon se me vet-iniciativë dhe vet-financim në fshat mund të bëhen shumë punë, pa marrë parasysh se jemi në majën e krizëz politike.

Ky rezervuar do të ketë kujdestarin e vet të cilin do ta caktojë këshili, i cili do të kujdeset për mirëmbajen gjatë gjithë kohës. Prej muajit Korik, banorët e lagjes shulke do të duhet të paguajnë një shumë prej 150 deri 200 denarësh në muaj ku do të mbulohen të gjitha harxhimet për mirmbajtjen.

APEL – deri tek qytetarët e fshatit

Kurrë në historinë politike të Nerashtit nuk ka ndodhur që një parti të grisë dhe të vandalizojë me fletushkat dhe reklamat e një partie tjetër. Kjo ka ndodhur dje dhe është turp dhe ditë zie për Nerashtin! Mbushuni mend o njerëz, nuk jemi në vitin 2001 por 2016. Zgjedhjet vijnë e shkojnë, fytyrat e nxirra nuk zbardhen më! Ju lutemi, evitoni çdo provokim edhe konflikt verbal ose fizik, Nerashti nuk duhet të bjerë viktimë e këtyre provokimeve.

 

Nerasht shikoni si e shprazin kamionin e plehrave në vendbanim (FOTO + VIDEO)

Punonjësit e kompanisë për mbledhjen e mbeturinave në Komunën e Tearcës gjatë ditës së sotme pasi kanë grumbulluar mbeturinat në fshatin Nerasht, në një moment kanë lëshuar në një kanal të hapur në mes shtëpive lëngun e mbeturinave të mbledhur në Kamion.

Banori i Nerashtit ka arritur të kap këtë ngjarje në momentet e fundit, dhe pasi ju ka kërkuar llogari nga punonjësit për këtë veprim, të njëjtit i kanë thënë se ne zbatojmë vetëm urdhërat që marrim dhe kanë vazhduar më tej.
Lëngu i mbeturinave është mjaftë i dëmshëm për shëndetin e njerëzve, ka materje kancerogjene dhe lëshon erë të keqe për disa ditë me rradhë.

Portali Nerashti.com gjatë tërë ditës është munduar të kontaktoj me kryetarin e Komunës së Tearcës nëpërmjetë telefonit, por ka një kohë të gjatë që nga kjo komunë nuk përgjigjen as në telefon as në emaile për portalin Nerashti.com

Mërgatës së Nerashtit pjesërisht i’u hiqet e drejta e votës, emrat e tyre dhe hapat për rikthim në listë

Kujdes! Kur partia shqiptare në pushtet thotë “jo nuk do të lejojmë të ju ndodh kjo shqiptarëve” ajo vetëm se ka ndodhur më!

Të nderuar mërgimtarë, poshtë këtij teksti i keni 5 faqe me emra dhe mbiemra të votesve që janë fshirë nga lista zgjedhore në f. Nerasht, d.m.th ju është hequr e drejta e votës përgjithmonë.

Çka duhet të bëni ju?

Personat emrat e të cilëve ndodhen në listë patjetër duhet të paraqiten në KQZ që të mund ta ruajnë të drejtën e votës! Ju lutemi që çdo viktimë e këtij akti të paturpshëm të paraqitet tek zyrat e KQZ ose përmes ueb faqes www.sec.mk dhe të kërkojnë të ju kthehet e drejta e tyre e votës dhe se nuk janë të ashtuquajtur “votues fiktiv” por qytetarë bujarë të këtij vendi.

KQZ / Adresa & Kontakti:
Rruga: Kirili dhe Metodi, nr.54, Shkup 1000
E-mail: [email protected]
Telefoni: +389 2 3244744
Fax: +389 2 3244745
[email protected]

Linqe:
https://izbirackispisok.gov.mk/
http://www.sec.mk/category/lajmerime/?lang=sq
http://www.sec.mk/kontakt/?lang=sq

F1 F2 F3 F4 F5

Ujësjellësi jofunksional – Komuna ka bërë ndërprerje të jashtëligjshme!

Komuna e Tearcës e ka ndërprerë ujin e Nerashtit të po kësaj komune në mënyrë të jashtëligjshme. Tashmë më shumë se 5 mijë banorë të këtij fshati e pinë ujin e vjetër, absolutisht i papijshëm, ngase ndërprerja e ujit të ri, për të cilin janë harxhuar mijëra euro dhe i cili Nerashtit i ka kushtuar shkatërrim i plotë i rrugëve të fshatit, është bërë plotësisht jashtë çdo rregulle ligjore.

Tashmë nëpër fshat qarkullojnë zërat se EVN-ja e ka ndërprerë ujin shkaku i faturave të papaguara, një gjë e këtillë është absolutisht e pavërtetë. Mënyra e ndërprerjes është në kundërshtim me Ligjin me furnizim me ujë të pijshëm, Neni 33, Pika 1 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 68/04,28/06, 103/06, 17/11, 54/11 dhe 163/13. Pra, ndërprerja është bërë pa vërejtje paraprake.

Problem tjetër është edhe sasia e parave të caktuara për pagesë, e cila është venduar pa asnjë standard, pa matës, në një projekt të dështuar ku vetëm 25% e fshatit furnizohet me ujë, ndërkaq Komuna e Tearcës me gojën plot e ka cilësuar këtë projekt si TË SUKSESSHËM.

A nuk ishte kjo një tentim per vjedhje, ama me ligj?

Tashmë dihet se lëshimi i ujit të Ri në fshat për më shumë banorë, respektivisht madje edhe për më pak se gjysmën e fshatit (sepse vetëm 25% e fshatit u furnizua atë pak kohë me ujin e ri), i kushton shtrenjtë NERASHTIT, sepse sistemi është i tillë që nuk lejon furnizimin për më shumë banorë. Pra, nëse lëshohet më shumë ujë, ka rrezik për plasjen e gypave të venduar gjatë këtij projekti, të cilët u vunë e u hoqën më shumë se një herë, e që së paku 1 herë dështuan vetëm gjatë provës.
Dikush po mundohet të na mashtrojë në sy, po NE, që i helmuam fëmijët me ujin E AFRIKËS në mes të SHARRIT, a do të heshtim ende?

UJS

Avokati i Popullit: I burgosuri nga Nerashti nuk është rrëzuar, por është keqtrajtuar

Rasti me të burgosurin nga Nerashti i Tetovës në burgun e Shtipit ka alarmuar institucionet të cilat dyshojnë se ai është keqtrajtuar dhe jo vet-lënduar, transmeton Alsat-M.

Inspektorët nga Drejtoria dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit dje kanë qenë në burg dhe dyshojnë se ai është keqtrajtuar.

Memeti dyshon në dy skenarë. Ose e kanë rrahur të burgosurit e tjerë ose e kanë rrahur gardianët e burgut. Edhe pse burgu është nën video mbikëqyrje, megjithatë rasti nuk është i regjistruar, për shkak se siç deklaroi për Alsat M, drejtorja e Drejtorisë për Ekzekutimin e sanksioneve Lidija Gavriloska kamerat në atë moment nuk kanë punuar. Avokati i Popullit kërkon që Prokuroria publike të nisë hetim për këtë rast. /lajm/

DEBAT: Amir Elezi nga Nerashti përballë 3 maqedonasve në TV Nova!

z. Amir Elezi nga f. Nerasht, në debatin e organizuar nga TV Nova “Otvoreno Studio”, edhe pse në paraqitjen e tij të parë televizive, i ka lënë gojëhapur politikanët maqedonas të cilët janë me përvojë shumëvjeçare. Në këtë debat të ftuar ishin politikanët: Kiro Guzliev nga LP, Viktor Cvetkosk nga GROM, Zoran Shapuriq nga LDP dhe Amir Elezi si përfaqsues i Lëvizjes BESA.

Përderisa z. Amir Elezi thonte se kriza e thellë në Maqedoni nuk është sjellë nga jashtë, por se ajo është krijuar nga aktorët politik të kriminalizuar, dhe se duhet të ketë një regjistrim të popullatës për të patur zgjedhje kredibile, këtu i ka replikuar Cvetkosvi nga GROM – i: “Kur e dëgjojë z. Elezin më duket se më krijohet përshtypja se nuk i njeh rrjedhat politike në Maqedoni. Nuk mund të pajtohem se nuk kemi kapacitete dhe se të gjithë politikanët janë të kriminalizuar dhe duhet t’u besojmë institucioneve.”

Elezi pasi dëgjoi argumentimet e Cvetokovskit nga GROM në fund e pyeti atë: “Si u ndjetë ju si partnerë i kësaj Qeverie, kur Ministrja e Punëve të Brendshme i ofendonte bashkëqytetarët e tuaj shqiptarë?!”

Shumë komente nëpër rrjete sociale kanë përgëzuar paraqitjen dinjitoze të Amir Elezit në këtë debat televiziv. /nerashti.com

Powered by moviekillers.com