Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Arsimi

Profesor Xhevahir Shaqiri në protesta në vitin 1993, ai ishte njëri ndër iniciatorët e parë për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin e Tetovës. Punoi 10 vjet në shkollën fillore Liria në Shkup.
Profesor Xhevahir Shaqiri në protesta në vitin 1993, ai ishte njëri ndër iniciatorët e parë për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin e Tetovës. Punoi 10 vjet në shkollën fillore Liria në Shkup.

Shkolla fillore e fshatit Nerasht me emrin ,,Ismail Qemali” si shkollë katër vjeçare filloi të funksionoj në vitet 1945/46 në kushte shumë të vështira në qendër të fshatit me një mejtep me hapsirë shumë të vogël, dhe jo të përshtatëshme për mbajtjen e mësimit, mirëpo nxënësit dhe prindërit e atëhershëm ishin entuziast dhe të etshëm për shkrim – lexim dhe për dituri. Edhe pse në mungesë të kushteve elementare për mësim me gjithë dëshirën më të madhe pranonin që të mësojnë në ato kushte.

Në mungesë të kuadrit arsimor në atë kohë mësimi organizohej në gjuhën serbe dhe alfabetin kirilik, mësues i asaj kohe ishte një malazez me emrin Novica, ku nxënësit dhe prindërit e fshatit e thirrnin ,,DASKALL” që në gjuhën shqipe don të thotë mësues.

Pas mësuesit malazes erdhën mësues shqiptarë si Hafis Zudia, Nazmi Patpati, Mexhit Mexhiti, Nazmi Sulejmani, Memet Gega etj. Mirëpo, me rritjen e numrit të nxënësve më në atë mejtep nuk kishte vend për të mësuar, dhe me iniciativë të një grupi fshatarësh dhe parisë së atëhershme të fshatit u arritë marëveshje që të ndertohet një objekt shkollor një katësh, mirëpo fshati nuk kishte vend per ndërtimin e objektit dhe bënë ndrim me nje fshatar ku i dhane shume tokë për me marrë disa dylim toke që të ngrejnë një godinë shkollore deri në klasë te katërt. Shkolla e atyre viteve u emërua me emrin e patriotit vlonjat Isamil Qemali, por si shkollë periferike e shkolles se fshatit Vratnicë.

Më 1968/69 themelohet shkolla tetëvjeçare ku si mësues të parë ishin Murat Pollozhani (nga Struga) Xhemali Beqiri dhe Sabri Qamili nga fshati Nerasht, Nazif Selami, Mevaip Saliu. Jonuz Iseni etj. Shkolla jonë sot punon me dy ndrime, me afër 250 nxënës.